Janë dy prej rep-artistëve më të suksesshëm në vend.
Mc Kresha dhe Lyrical Son kohë më parë publikuan albumin ‘USA’ i cili përveç që u prit mirë nga adhuruesit e dyshes, pothuajse secila këngë e përfshirë u kthye në hit, shkruan Indeksonline.
Një nga këta hitit është kënga ‘Semafori’ e cila ndonëse nuk kishte videoklip dhe madje nuk ishte e publikuar as në ‘Youtube’.
Por, më në fund kënga mund të gjendet në kanalin zyrtar të ‘Youtube’ e cila është lansuar pa klip.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Lluni dhe Lyrical Son, ndërsa është punuar nga K-Master dhe Strike Beats.