Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ambasadorja e Zvicrës në RMV, Sibil Suter Tehada dhe drejtori i USAID-it në RMV, Erik Janovski sot do të marrin pjesë në ngjarjen për fillimin e fushatës për promovimin e arsimit dhe profesionit profesional.
Ngjarja do të mbahet në SHM “Zdravko Cvetkovski” (GUC), ndërsa realizimi i fushatës për promovim të arsimit dhe profesionit profesional është financuar nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar – USAID, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, me mbështetje nga Organizata ndërkombëtare e punës.