Gazeta e njohur zvicerane Neuer Zuricher Zeitung, i ka kushtuar një artikull raporteve Kosovë-Serbi, në veçanti atyre mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në artikull shkruan se Kurti dhe Vuçiq, ndonëse kanë qëndrime të kundërta në politikë, të dytë të paktën janë kundër flamurit të Kosovës.
“Në asnjë mënyrë kuq e zi dhe asnjë shqiponjë”, sipas një legjende urbane në Prishtinë, ambasadori amerikan në 2007 dha udhëzimet se flamuri i Kosovës nuk duhej të përmbante këto dy detaje, në të vërtetë, konkursi i projektimit thoshte se duhet të shmanget ngjashmëria me flamurët e Shqipërisë dhe Serbisë, në mënyrë që të theksohet pavarësia”- shkruan gazeta zvicerane.
Tutje shkrimi i autorit Folker Pabst, shkruan se serbët nuk identifikohen me këtë flamur dhe shqiptarët preferojnë më shumë flamurin kuq e zi me dy koka.
“Flamuri ka qenë gjithmonë i diskutueshëm. Shumica e serbëve të Kosovës nuk identifikohen me shtetin ose simbolet e tij dhe shumica shqiptare e popullsisë këtë pikë e sheh me ndjenjë patriotike të flamurit me dy koka”.
Albin Kurti i cili ka fituar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit me subjekt që e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se do ta njihte flamurin.
Gjatë takimit me ambasadorin britanik në zyret e LVV-së u pa flamuri kuq e zi, që ngjalli edhe reagimin e presidentit të Serbisë.