Liverpooli ka fituar betejën e tyre të Gjykatës së Lartë kundër New Balance, gjatë një marrëveshje sponsorizimi prej pesë vitesh prej 75 milion funta në vit, nga sezoni i ardhshëm.
Pas një gjyqi tre-ditor, gjykimi shkoi në favor të fituesve të Champions League me arsyetimin se oferta e marketingut e New Balance ishte ‘më pak e favorshme’, transmeton Indeksonline.
Nike kishte bërë një ofertë rivale për sponsorizimin e cila ofroi iniciativat e marketingut me tre atletë jo-futbollistë global, yje botëror të kalibrit të LeBron James, Serena Williams, Drake etj.
New Balance, i cili hyri në një marrëveshje sponsorizimi me Liverpool në 2011, menjëherë bëri kërkesë për për të apeluar vendimin.