Lëvizje e papritur në merkato, Paulo Dybala drejt Spanjës në janar

Paulo Dybala është një objektivi i Atletico Madrid. Sikurse raportojnë mediat e huaja, spanjollët, nuk kanë ndërmend të presin merkaton e verës, mirëpo do e tentojnë diçka të tillë në janar.

Marketing

Në merkaton e verës që u mbyll, Diego Simeone donte ta merrte që këtë herë, mirëpo për shkak të Fair-Play-t financiar diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Klubi bardhekuq tashmë nuk kërkon për të humbur më shumë kohë dhe së shpejti do të hidhet në sulm për transferimin e argjentinasit. Nuk dihet nëse diçka e tillë mund të ndodhë, por sigurisht që do të ishte tepër surprizuese dhe lëvizje e bujshme në “dritaren” e janarit.