Starton në Brazil Kampionati Botëror i Futbollit për grupmoshën deri në 17 vjeç, teksa në stadiumet e përzgjedhur për të pritur këtë kompeticion, pritet një dyndje e skautëve.
Sebastiano Espozito i Interit, Ansu Fati i Barcelonës dhe Reiner i Flamengos nuk u lejuan nga klubet e tyre që të marrin pjesë, megjithatë ky botëror do të ketë mjaftueshëm talente për t’u vëzhguar.
Më poshtë është përzgjedhur një listë me 20 futbollistët që do të luajnë në këtë kampionat dhe që pritet të marrin vëmendjen e shumë klubeve me performancën e tyre.
Lista e 20 futbollistëve që pritet të marrin vëmendjen e klubeve të mëdha europiane:
1. Talles Magno (26-6-2002) – Sulmues, Brazil (Vasco De Gama)
2. Kaio Jorge (24-1-2002) – Sulmues, Brazil (Santos)
3. Joao Peglow (7-1-2002) – Sulmues, Brazil (Internacional)
4. Gabriel Veron (3-9-2002) – Sulmues, Brazil (Palmeiras)
5. Bruno Amione (3-1-2002) – Mbrojtës, Argjentinë (Belgrano)
6. Matias Godoy (10-1-2002) – Sulmues, Argjentinë (Atletico Rafaela)
7. Marias Palacios (10-5-2002) – Fantazist, Argjentinë (San Lorenzo)
8. Fernando Ovelar (6-1-2004) – Sulmues, Paraguaji (Cerro Portano)
9. Lucien Agoumè (9-2-2002) – Mesfushor, Francë (Inter)
10. Adil Aouchiche (15-7-2002) – Mesfushor, Francë (PSG)
11. Enzo Millot (17-7-2002) – Mesfushor, Francë (Monaco)
12. Ki-Jana Hoever (18-1-2002) – Mbrojtës, Holandë (Liverpool)
13. Andras Nemeth (9-11-2002) – Sulmues, Hungari (Genk)
14. Pedri (25-11-2002) – Mesfushor, Spanjë (Barcelona)
15. Efrain Alavrez (19-6-2002) – Fantazist, Meksikë (Los Angeles Galaxy)
16. Gianluca Busio (28-5-2002) – Mesfushor, SHBA (Sporting Kansas City)
17. Giovanni Reyna (13-11-2002) – Mesfushor, SHBA (Borussia Dortmund)
18. Steve Mvoue (2-2-2002) – Mesfushor, Senegal (AS Azur Star)
19. Samson Tijani (17-5-2002) – Mesfushor, Nigeri
20. Shoji Toyama (21-9-2002) – Mbrojtës, Japoni (Gamba Osaka)