Xhaferri: Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u është bërë padrejtësi

Në Tiranë, mbahet Samiti për Paqe i Evropës Juglindore, ku kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ka komentuar mosçeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke thënë se të dy vendeve u është bërë një padrejtësi, por nuk duhet humbur shpresa.

Marketing

Ai ka thënë se shpresojmë që deri në fund të vitit të bëhemi anëtarë të tridhjetë të NATO-së. Ndërsa, sa i përket integrimit në BE, tha se do të vazhdohet me ritmin e njëjtë të reformave pasi kjo bëhet për zhvillimin dhe përparimin e vendeve tona, për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Na është bërë padrejtësi, por nuk guxojmë të humbim shpresë dhe duhet të ndjekim rrugën e njëjtë të përmbushjes së kritereve, gjegjësisht bërjes së reformave”, tha ai.