Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Aston Villas në sfidën e javës së dhjetë të Premierligës.
Skuadra e Pep Guaridiolas arriti që fitoren ndaj Aston Villas ta siguroi vetëm në pjesën e dytë, ku shënoi të tri golat.
Raheem Sterling në minutën e 46’, zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për epërsinë 1:0 të Manchester City, shkruan lajmi.net.
Kevin de Bruyne u përkujdes të dyfishoi epërsinë, kur shënoi në minutën e 65’.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Ilkay Gundogan, duke gjetur rrjetën e mysafirëve në minutën e 70’.
Me këtë fitore Manchester City numëron 22 pikë, dhe renditet në vendin e dytë me tre pikë më pak se liderët e Liverpool.