Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë asnjë alternativë, përveç asaj evropiane, ky është qëndrimi i përbashkët i dy Presidentëve Stevo Pendarovski dhe Ilir Meta. Sipas Presidentit të Maqedonisë, të dy vendet kanë shpenzuar shumë kohë në perspektivat evropiane dhe për këtë arsye vendeve anëtare duhet tu sqarohet, se ky nuk është anëtarësim i plotë, por vetëm fillimi i një procesi të gjatë në të cilin standardet evropiane kanë kohë të mjaftueshme për tu zbatuar. “Ndarja e dy shteteve nuk ishte pjesë e fjalorit tim. Të dy vendet duhet të jenë së bashku”, tha Pendarovski.
Ne u pajtuam me Presidentin shqiptar, që është detyra jonë si kryetarë shtetesh, të vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë faktorët politikë në vendet tona, që të vazhdojnë me obligimet e agjendës së reformës evropiane në interes të qytetarëve tanë dhe të bindim vendet evropiane se bisedimet me vendet e rajonit janë investim në stabilitet dhe prosperitet dhe në këtë kontekst mendoj se është mirë vendet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajmë një samit të jashtëzakonshëm ku do bisedojmë për zgjerimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe t’i flakim idetë për alternativa për zgjerimin. Nëse ka pajtueshmëri rreth këtyre çështjeve, propozimi- deklaroi Stevo Pendarovski.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se nuk janë të kënaqur nga vendimi i fundit i Këshillit të Evropës. Duhet të bëjmë më shumë përpjekje dhe platforma më e mirë është ajo e Bundestagut gjerman për të cilën nevojitet konsenzus, tha Meta.
Pendarovski në Tiranë do të ketë fjalim e tij edhe në Samitin e paqes të Evropës Juglindore të organizuar nga Federata Universale për paqe.