Për dy vjet e gjysmë janë paguar 314,5 milionë euro për subvencione për bujqit, ndërsa pagesa në kohë dhe joselektive e subvencioneve do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Deri më tani nga 1 qershori i vitit 2017 për masat nga Programi për bujqësi dhe zhvillim rural, përkujtojnë, janë paguar mbi 19,3 miliardë denarë ose 314,5 milionë euro, në bazë të pagesave vijuese dhe borxheve të mbetura nga vitet paraprake 2013, 2014 dhe 2015, të cilat pushteti i kaluar nuk i ka servisuar në kohë.
Në kërkesë dhe në konsultim me fermerët, qëndron në kumtesë, këto ditë Qeveria solli vendim për subvencion të ri shtesë për qengj të dorëzuar në vlerë prej 400 denarëve, me qëllim që të ulen humbjet e personave që kujdesen për dhen për shkak të çmimit shumë të ulët të blerjes.
Nga MBPEU nënvizojnë se është zgjidhur problemi shumëvjeçar i vreshtarëve, Qeveria e RMV-së solli vendim për pagesën e borxhit që veraritë “Povardarie”, “Stefani” dhe veraritë tjera e kanë pasur ndaj vreshtarëve për rrushin e shitur në vitin 2014 dhe 2016/.
Zhvillimi i kulturave strategjike eksportuese është prioritet i MBPEU, qëndron në kumtesë dhe prandaj u soll një model i ri për subvencione më të larta për prodhuesit e duhanit në tre nivele. Subvencioni për klasin e parë është 80 denarë, për klasin e dytë 70 denarë, të tretin dhe klaset tjera 60 denarë për kilogram. Të gjitha subvencionet për duhan nga rekolta 2018 janë paguar, ose gjithsej 28 milionë euro. Dy vitet e fundit është arritur çmim më i lartë i blerjes së duhanit, gjegjësisht për rekoltën 2017 ishte 217,6 denarë, ndërsa për rekoltën 2018 ishte 214,2 denarë për kilogram.