Avionët amerikanë F-35 kanë një problem, ndalohet prodhimi

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka vendosur të shtyjë prodhimin me kapacitet të plotë të avionit luftarak F-35 për shkak të vonesave në programin e simulimit të quajtur ”Mjedisi i Simulimit të Përbashkët” (JSE) i cili integron fazën fillestare të testimit operacional, sipas gazetës italiane ”Il Giornale”.

Marketing

Qëllimi i sistemit JSE është të lejojë testimin e shumë platformave për të kryer vlerësime të sistemit, në një gamë të gjerë skenarësh të tjerë të rrezikut gjatë fazave të zhvillimit dhe testimit operacional të sistemit.

Në veçanti, ai është krijuar për të kryer testime në aeroplanët e gjeneratës së pestë përveç atyre të kryera “në ajër të hapur”.

Sa i përket F-35, forcat ajrore amerikane dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë planifikuar të përdorin JSE gjatë një tjetër faze dhe për këtë arsye vonesat në vendosjen e sistemit të simulimit çuan në bllokimin e përparimit për fazën e prodhimit të plotë.