Burri me kancer fiton 200.000 dollarë në lotari ditën e fundit të kimioterapisë

Një burrë që vuan nga kanceri i zorrës së trashë fitoi 200,000 dollarë në lotari në ditën e tij të fundit të kimioterapisë.

Marketing

Ronnie Foster nga Karolina e Veriut e bleu lotarinë për 1 dollarë në një pikë karburanti në Beulaville javën e kaluar.

Ai fitoi 5 dollarë dhe vendosi që këto para ti shpenzonte për blerjen e një tjetër bileta.

Me lotarinë e dytë fitoi plot 200,000 dollarë.

“Nuk mund ta besoja. Fillova të dridhem,”-tha Foster. “Jam i lumtur sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i lotarisë e bëri ditën time me fat.”

Foster po planifikon që të ardhurat ti përdorë për të paguar faturat mjekësore.