Dimkovski: Protestat e bujqve, politikisht të motivuara

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski i ka cilësuar si politikisht të motivuara dhe organizuara, protestat e bujqve. Thotë se pjesa dërmuese e kërkesave të bujqve që protestojnë tashmë janë realizuar, ndërsa për kërkesat e tjera sipas tij, nuk ka nevojë për protesta sepse bujqit mund të ulen të bisedojnë.

Marketing

“Përveç që janë të motivuara, protestat gjithashtu edhe janë të organizuara, dua të them që vetë partia politike tha se i mbështet të njëjtat, pra nuk ka dyshime rreth kësaj. Bujqit që jepnin deklarata, njëri për orizin e papastruar ka marrë 130 mijë denarë subvencion, kurse i dyti për ruajtjen e dhenve ka marrë 194 mijë denarë, prej të cilave 64 mijë denarë për ruajtjen e prodhimtarisë organike” – u shpreh Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski.
Por, VMRO-DPMNE hedh poshtë akuzat se protestat e bujqve janë organizuar nga opozita.

“Organizatorë të protestave ishin vetë bujqit, ndërsa VMRO-DPMNE dhe veçanërisht anëtari i komitetit ekzekutiv, Cvetan Trifunovski që është përgjegjës për bujqësinë, deklaroi se bashkë me VMRO-në mbështesin protestën, sepse kuptojnë hallet e tyre. Pra organizatorë janë vetë bujqit, ne thjesht japim mbështetje” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Ministri Dimovski ishte i prerë sot se me bujqit është i gatshëm të bisedojë në çdo kohë për kërkesat e tyre që lidhen vetëm me bujqësinë, e jo për kërkesa politike.