Tribunë publike për ndotjen e ajrit në Shkup dhe mbikëqyrjen inspektuese

Tribunë publike për ndotjen e ajrit dhe inspektimin e ndotësve në Shkup do të mbahet sot në Shkup në Komunën e Aerodromit në organizim të Shoqatës së qytetarëve për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor “Instituti i gjelbër”.

Marketing

Tribuna organizohet në kuadër të projektit “Platforma për koordinim dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në mbikëqyrjen inspektuese ndaj ndotësve të ajrit” i implementuar nga Qyteti i Shkupit dhe katër pilot-komuna (Karposhi, Qendra, Aerodrom dhe Gazi Baba), ndërsa mbështetet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Përvojat e këtij projekti do të mund të zbatohen edhe nëpër komuna të tjera, me qëllim përfundimtar – mobilizim maksimal i tërë shoqërisë në luftën me ndotjen e rrezikshme të ajrit dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, thonë nga “Instituti i Ggelbërt”.