Hapje solemne e konferencës së shtatë studentore me temë “Efikasiteti energjetik dhe zhvillimi i qëndrueshëm – SKEEOR” do të mbahet sot në Fakultetin për Elektronik dhe Teknologji Informatike (FETI).
Siç informojnë nga këshilli organizativ, në SKEEOR 2019 këtë vit priten rreth 50 pjesëmarrës nga vendi, por edhe studentë nga Kolumbia, Portugalia, Greqia, Serbia dhe Kanadaja dhe gjashtë ligjërues plenarë. Qëllimi i konferencës është ngritja e vetëdijes për nevojën nga efikasiteti energjetik dhe zhvillimi i qëndrueshëm, posaçërisht te studentët. Konferenca mundëson punë hulumtuese-shkencore në tema aktuale globale, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me ekspertë dhe mundësi për bashkëpunim të ardhshëm.
Në hapjen është paralajmëruar fjalim i kryetares së SKEEOR Mariela Klekovska, koordinatores të SKEEOR Margarita Ginovska, prodekanit të FETI Sonja Gegovska – Zajkova dhe Ivan Ivanov nga qyteti i Shkupit.