Aksion për ngritjen e vetëdijes për rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare tek gratë

Heart Rate: Myths and Facts

Ngritja e vetëdijes për rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare tek gratë është qëllimi i aksionit “Alarm i kuq për shëndetit e zemrës së gruas”, që sonte do ta promovojnë Klinika universitare për kardiologji, Shoqata e mjekëve amë dhe familjarë dhe Qendra për mjekësi familjare, ndërkaq në kuadër të shënimit të 29 Tetorit, Ditës botërore të zemrës.

Marketing

Në promovim të aksionit, siç është paralajmëruar, do të flasin Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e presidentit, prof.dr. Ljubica Georgievska – Ismail, pacientë me sëmundje kardiovaskulare, ndërsa do të flasin edhe gratë për rëndësinë e shëndetit kardiovaskular…

Aksioni organizohet me qëllim që ta përforcojë lidhjen mes tre hallkave themelore të cilat e përbëjnë zinxhirin e domosdoshëm për preventivë kardiovaskulare të suksesshme dhe me kohë: pacientët, mjekët amë dhe familjarë dhe kardiologët.

Në kuadër të aksionit, gjatë nëntorit e dhjetorit, dhe janarit të vitit të ardhshëm, mjekë të zgjedhur amë dhe familjarë nga territori i Qytetit të Shkupit do të kryejnë skrining kardiovaskular të grave pa sëmundje të dëshmuar kardiovaskulare. Popullatë targetore janë gratë e moshës së aftë për punë, deri 65 vjeç me sëmundje të padëshmuar kardiovaskulare. Gratë me rrezik të mesëm dhe të lartë do të udhëzohen në kontrolle preventive kardiologjike në Klinikën për kardiologji. Rezultatet nga skriningu kardiovaskular do të prezantohen para opinionit profesionist dhe do të publikohen në mediumet mjekësore dhe elektronike, informojnë nga Klinika.

Mbështetës i aksionit, ku pritet prania e grave të shquara nga sfera e mjekësisë, jetës publike dhe korit diplomatik, është kompania farmaceutike Alkaloid SHA Shkup.

Në aktivitetet promovuese përfshihet edhe Shoqata e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare “E ardhmja e shëndoshë”, informojnë nga Klinika dhe shtojnë se do të organizojnë edhe ngjarje të tjera deri në fund të vitit dhe në fillim të vitit të ardhshëm, të cilat do të përfundojnë më 1 shkurt në Ditën e shënimit të shëndetit të zemrës së gruas.