Thomas Muller erdhi nga stoli dhe e dërgoi Bayern Munichun në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë, me një gol të vonshëm por fantastik në fitoren 2:1 kundër një Bochumi me 10 futbollistë të martën.
Dy gola të vonshëm nga Sergei Gnabry dhe Muller në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes e shpëtuan Bayernin nga eliminimi i hershëm 1/16 e finales në kupë dhe e kaluan në rrethin e 1/8 së finales.
Niko Kovac e nisi takimin me disa yje si Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Philippe Coutinho në bankën e rezervistëve dhe si pasojë i mungoi kreativiteti në pjesën më të madhe të takimit.
Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, i riu Alphonso Davies shënoi autogol duke ia dhënë epërsinë vendasve në minutën e 36-të.
Duke e parë sesi po shkonin gjërat, Kovac bëri zëvendësime në fillim të pjesës së parë, duke e sjellë në lojë Lewandowskin, Coutinhon dhe Mullerin.
Gnabry shënoi për 1:1 në minutën e 83-të, para se Muller të shënonte me thembër një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.
Bayern kalon në rundin tjetër dhe pret ta mësojë kundërshtarin e ri në kupë.