Dera jonë është e hapur për partitë shqiptare dhe jemi të gatshëm për të biseduar edhe për koalicion parazgjedhor me partitë shqiptare dhe partitë e etniteteve të tjera në vend.
Kështu është shprehur në emisionin “Studio e hapur”, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili thotë se nuk ka asnjë preferencë konkrete ose përjashtim nga tabori shqiptar.
Nëse nuk arrihet marrëveshje para zgjedhjeve atëherë ai thotë se me të gjitha partitë shqiptare do të jetë i gatshëm të ulet pas zgjedhjeve nëse fitojnë ato.