Sot, në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi kundër kompanisë transportuese “Durmo Turs”, për shkak të aksidentit në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 udhëtarë, njofton Portalb.mk.
Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.
Për seancën e sotme janë ftuar dëshmitarët okularë të dëmtuar, ndërsa duhet të dëgjohen edhe si dëshmitarë të ndodhisë.
Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.