Pas koncerteve, pushimeve e fejesës që pati gjatë muajve të nxehtë të verës, S4MM po punon vazhdimisht në studio.
Reperi nga Tetova i cili mori vëmendje me këngën “Medelina” ka njoftuar se një këngë e re është gati dhe mund të publikohet shumë shpejtë.
Ai hyri në Instagram për të postuar një video të shkurtër ku shihet në një anije teksa këndon “Çdo sen e ke prish”.
“Kur duhet ta publikojë këtë?”, ka shkruar reperi teksa ka shpërndarë videon për shumë ndjekës të tij në këtë rrjet social.
Ai nuk dha detaje të tjera veçse me aq sa dëgjuam, kënga flet për dashurinë dhe do të jetë hit.
https://www.instagram.com/p/B4P37XTHvke/?utm_source=ig_embed