Jadranka Galevska ish-shefe e Sektorit për Punë Administrative sot gjatë dëshmimit për rastin “Titanik” theksoi se në mënyrë të paligjshme janë lëshuar karta identiteti, numër më të madh në komunat ku VMRO-DPMNE-ja në pushtet ka pasur rejting më të ulët.
Galevska gjatë dëgjimit të drejtpërdrejt nga prokurorja Lile Stefanova ka theksuar se së bashku me shefa të komunave të tjera është thirrur në bisedë në vitin 2012 te shefi i atëhershëm të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme Kire Todorovski ku u është thënë se duhet të lëshojnë karta identiteti.
“Në asnjë moment nuk kam menduar se pas kësaj ndodh diçka tjetër. Siç më kujtohet atëherë në zyrë hyri shkurt edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe vetëm pyeti nëse gjithçka është në rregull”, tha Galevska.
Ajo tha se pas pothuajse dhjetë ditë sërish ka realizuar takim me Kiril Todorovskin dhe e ka pyetur si do të zhvillohet e gjithë puna pas çfarë ai i ka thënë se do të vijnë njerëz nga Prespa dhe do t}u jepen karta identiteti, ndërsa për të gjithë këtë për kontakt do të jetë Munir Pepiq, i cili personalisht do të vinte tek ajo, ndërsa me qëllim që mos t’ua përgjojnë bisedat telefonike.
Ajo ka theksuar se menjëherë i është bërë e qartë se është futur në lojë dhe se se kjo nuk do të përfundojë, duke theksuar se ka qenë e frikësuar për sigurinë e saj, si dhe për sigurinë e familjes së saj.
Ka treguar se kanë gjetur persona të besueshëm që do ta zbatojnë procesin të cilëve u kanë sqaruar për çfarë bëhet fjalë.
Siç tha, në atë periudhë kanë dalë informacione në media për rastin, Jankulloska ka urdhëruar të kryhet kontroll, por pas përfundimit të kontrollit nuk janë gjetur kurrfarë veprime të paligjshme.
Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril TOdorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe lenka Rashjakovska.
Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.