Fatkeqësia në Llaskarcë: Flasin dëshmitarët e mbijetuar

“I mbylla sytë të pushojë pak. Kaluam 5.6 minuta dhe përnjëherë ndjeva një kthim të përnjëhershëm të autobusit dhe në atë moment i hapa sytë. Pash diçka nuk ishte në rregull, u kapa për një shtylle që të mbahem. Autobusi kishte dal në anën e majtë dhe filloi të godas gardhin e hekurt të autostradës. Kishte panik dhe të bërtitura”, tha Lulzim Dalipi, dëshmitar.

Marketing

Kjo është dëshmia e parë në seancën gjyqësore për rastin “Llaskarcë”. Dëshmitari i parë Lulzim Dalipi dëshmoi se ishte i ulur në ulësen e parë afër derës së autobusit dhe se kishte pamje të drejtë në rrugë dhe drejtë shoferit,

Ai tha se edhe herë të tjera ka udhëtuar me vozitësin Manoil Tripunoski.

Dëshmitari Lulzim Dalipi shtoi se deri në fshatin Gllumovë udhëtimi ka vijuar pa probleme.

Prokurori i lëndës Darko Jakimovski e pyeti nëse gjatë vozitjes shoferi kishte përdorur telefonin celular.

“Nuk jam i sigurt, por disa herë vozitësi ka përdorur telefonin celular, pra bisedonte në telefon”, tha Lulzim Dalipi, dëshmitar.

Çastet e para të aksidentit të komunikacionit në afërsi të fshatit Llaskarcë, kanë qenë të shoqëruara me britma dhe panik të madhe brenda udhëtarëve të autobusit të kompanisë Durmo Turs.

Dëshmitari i mbijetuar Lulzim Dalipi, i cili ka qenë i ulur në karrigen e parë, nga ana e djathtë, afër derës, tha se pas kalimit të pikë pagesës në Gllumovë, ka mbyllur sytë për pushim.

“Kthesa e madhe me zgjoi. U kapa për një shtylle afër derës. Nuk ndjeva frenim të autobusit. As gjatë goditjeve të gardhëva mbrojtës. Më tej nuk më kujtohet asgjë. Deri sa një banor i fshatit Bojanë ka ardhur për ndihmën dhe më ka pastruar nga gjaku”, tha dëshmitari Dalipi.

Por i pyetur se si reagonte dhe çka bëri vozitësi kur filloi devijimi nga korsia, Dalipi tha se vozitësi e mbante fortë timonin, drejtë dhe në pozitën e orës 9:15, qëndronte ulur në karrigen e tij dhe shikonte drejtë.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë gjithë kohës nuk kishte vërejtur ose ndjerë që autobusi të kishte ndaluar.

“Ndjeva se shpejtësia mbi të lejuarën, sepse ne që jemi shoferë dhe që ngasim vetura e dimë si është. Kam parë që shpesh tejkalonte veturat dhe vazhdonte me të njejtën shpejtësi”. Kështu thotë në dëshminë e tij, Betim Ameti i cili atë ditë udhëtonte me autobusin që u aksidentua.

Sipas tij, i njejti shofer para diku 5-6 muajsh ka pasur një aksident tjetër por nuk është paraqitur në polici.

Përveç dy dëshmitarëve, rrëfimin e tyre për këtë tragjedi gjatë seancës së sotme dhe të tjerave në vijim do ta japin edhe gjashtë dëshmitar tjerë të mbijetuar.

Në rastin “Llaskarca” të akuzuar janë gjashtë persona. Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjës për transportin, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit Manoil Tripunovski ngarkohen për vepra të kryera penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronën në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.