Verratti rinovon me PSG-në deri më 2024, bëhet italiani më i paguar

Marco Verratti ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Paris Saint Germain.

Marketing

Ai ka rinovuar deri në vitin 2024 dhe vetëm pak orë pasi PSG bëri të ditur zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin italian, kanë dalë në dritë edhe shifrat e kontratës së re të Verrattit.

Ky i fundit me pagën që do të marrë te Paris Saint Germain nga tani e tutje është bërë lojtari italian më i paguar.
Nga marrëveshja e re Verrati do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, 2 më shumë se Stephan El Shaarawy që në Kinë me Shanghai Shenhua përfiton 15 milionë euro në sezon, 2 milionë euro më shumë se Graziano Pelle që gjithashtu luan në Kinë me Shandong Luneng dhe 7 milionë euro më shumë se Giovinco i cili nga kontrata që ka firmosur në Arabinë Saudite me Al Hilal merr 10 milionë euro në sezon.
26-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2012. Ai ka bërë 282 paraqitje me Parisin, ka shënuar 9 gola.