Milan ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A, fitore kjo që ishte e para nën urdhrat e Stefano Pioli.
Skuadra e Milan luajti para tifozëve të saj, ku me rezultatin minimal 1:0 arriti të mposhte skuadrën e SPAL, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Suso, me një goditje briliante nga gjuajtja e lirë, duke lënë të shtangur portierin e kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, kur luhej minuta e 63’ e takimit.
‘Rossoneri’ arritën që të administrojnë deri në fund takimin për të mbajtur këtë epërsi, për të marrë kështu fitoren e parë nën drejtimin e Pioli.
Milan tashmë numëron 13 pikë në 10 ndeshje, për pozitën e 10-të në renditjen e Serie A.
SPAL në anën tjetër qëndron në pozitën e parafundit të tabelës, me vetëm 7 pikë në 10 ndeshje të luajtura.