Festa fetare Dita e Shpirtrave, regjim i veçantë trafiku

Për shkak të festës fetare Dita e Shpirtrave sot prej ora 14.00 dhe nesër në periudhën nga ora 6.00 e deri në 16.00 do të vendoset regjim i veçantë i trafikut te varrezat në Butel, Kamnik dhe në Gjorçe Çetrov për çfarë nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa të veçanta për lëvizjes të sigurt dhe të papenguar të qarkullimit.

Marketing

Siç informon MPB, trafiku për në varrezat Butel do të zhvillohet në një drejtim (qarkulluese), gjegjësisht të gjitha automjetet do të drejtohen përmes rrugës “Aleksandar Urdarevski”, në vazhdim nëpër rrugën lokale për në fshatin Mirkovc deri në hyrje të varrezave, pastaj në rrugën “Boca Ivanova” dhe për dalje nga rruga “Boca Ivanova” në drejtim të rrugës “Aleksandar Urdarevski”.

Sipas nevojës, trafiku do të ridrejtohet edhe në varrezat Gjorçe Petrov përmes rrugës “Cërnogorska”, ndërsa në varrezat “Kamnik” nëpër rrugët “Juzhnomoravski brogadi” dhe “Roman Kaskalieviq”.

Nga MPB bëjnë apel që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit policorë dhe t’i respektojnë rregullat e qarkullimit për regjimin e ndryshuar të trafikut.