Mbappe shënon, por nuk e shpëton PSG-në nga humbja e tretë në Francë

Dijon e ka përmbysur PSG-në për ta mposhtur në fund 2-1.
Dijon ia ka shkaktuar Paris Saint Germainit humbjen e tretë këtë sezon në Ligue 1, duke e mposhtur 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Gaston Gerard”.
PSG e nisi furishëm, Kylian Mbappe shënoi duke zhbllokuar rezultatin.

Marketing

Por, vendasit shënuan dhe barazuan në 1-1 në minutën e 50-të të pjesës së parë, pasi ishin dhënë gjashtë minuta shtesë për shkak të dëmtimit të rëndë të Fouad Chafik.
Mounir Chouiar ishte ai që shfrytëzoi një pakujdesi të Keylor Navas.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të, realizoi edhe Jhonder Cadiz për t’i shokuar mysafirët dhe për t’ia dhuruar fitoren Dijonit, pasi deri në fund, edhe përkundër tentimeve të shumta, PSG nuk arriti të shënojë tjetër gol.
Kështu, pas kësaj humbje, e treta në Ligue 1 për sezonin 2019/20, PSG mbetet në pozitën e parë me 27 pikë.