Robert Berisha: Vetëm vdekja mund të me ndajë nga Nora

Këngëtari Robert Berisha në një intervistë të dhënë kohëve të fundit ka bërë një sërë deklaratash interesante pas shkurorëzimit të tij me Norën. Ai ka thënë në një moment se për Norën është në gjendje që ta jap edhe veshkën, e njëjtë edhe për vajzën e tij Renee

Marketing

Krahas zgjedhjeve të cilat ishin top tema e muajit gusht, ku kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje, në fushën e lajmeve rozë temë ishte bërë Robert Berisha.
Pas më shumë se katër viteve martesë me këngëtaren Nora Istrefi, Roberti me një postim të gjatë në Instagram kishte lajmëruar se është ndarë nga Nora me të cilën ai ka një vajzë, të cilën e kanë emëruar Renee.
E pas më shumë se dy muajve Roberti ka dhënë një intervistë për emisionin “Mirage”, ku një pjesë të madhe të kësaj interviste ia ka kushtuar edhe dhënien fund të martesës me Norën.

“Shumë shpesh kam thënë nëpër intervista se kur ka diçka nga jeta ime, e them unë të vërtetën. Pra unë kam me qenë ai që kam me e postu vet që mos me pas nevojë të tjerët me përfolë. E kam bo vet pasi që këto tema janë tema negative për mu, pra tema që s’kisha pas qef kërrkujt me i ndodh dhe as kërrkush me i fol këto sene”, ka thënë Berisha në këtë intervistë.

E kur ka folur për ndarjen, Roberti ka dhënë një deklaratë tepër interesante.

“Edhe ka pas komente, kur unë në disa intervista kam thënë që vetëm vdekja me ndanë nga Nora. Kjo është e vërtetë, veç vdekja të ndanë nga nana e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë kam me qenë babai i Renesë dhe ne gjithmonë kemi me qenë bashkë sepse e kemi Reneen edhe ishalla kemi me e pas shëndoshë e mirë derisa të plaket”.

Madje Roberti ka shkuar edhe me lart, duke thënë se njerëzit nuk duhet të kërkojnë shumë informata nga jeta private e tjetrit, sepse gjërat “private nuk ka nevojë askush me i ditë”.

“Thjesht ka ndodhur çka ka ndodh kurrë më mirë nuk kemi qenë edhe shpresoj që krejt çiftet që kanë këso lloj situatash është mirë që mos me e marrë shumë afër zemrës. Përpara janë prish njerëzit me miq e me krejt hallakamë e kanë bërë. Unë rrugës tem, ti rrugës tone, respekti deri në kulm”, ka thënë Roberti.

E sa i përketë sakrificës së tij për familje, Roberti thotë se ai është në gjendje që të jep edhe organe të trupit të tij nëse këtë ia kërkojnë, qoftë Nora apo Renee.
“Nëse kam “ymër” një gjë e bëj, një veshkë për Norën e dha dhe një për Reneen. Për veti, edhe ashtu jam plot zemër”, ka thënë pak para fundit të intervistës Roberti.