Matthijs de Ligt nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin te Juventus.
Mbrojtësi holandez erdhi me shumë bujë në Serie A te Juventus pas një sezoni mahnitës me Ajax, ku arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, transferimi te Juventus, i ka sjellë një sfidë aspak të lehtë De Ligt, i cili ka statistika dukshëm më të dobëta se Cris Smalling, i huazuar te Roma nga Manchester United.
Smalling ka të fituar në 100 për qind duelet, krahas De Ligt në 66 për qind.
Mbrojtësi i Romës nuk është dribluar asnjëherë, ndërsa De Ligt katër herë.
Smalling qëndron më mirë edhe te mbajtja e prekës së paprekur, teksa ka shënuar edhe një gol.