Atentati në Shkozet/ Mori disa plumba në trup, si është gjendja e Andi Malokut

Detaje të reja mësohen nga gjendja e të plagosurve në atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me armë makina me të cilën po udhëtonin prokurori Arjan Ndoja, si dhe Andi Maloku e Aleksandër Laho, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit.

Marketing

Burime për Top Channel deklarojnë se Andi Maloku ka marrë disa plumba në trup.Bëhet me dijeni se njëri i është futur në mes të shtyllës kurrizorë duke e paralizuar te këmbët (paraplegjik). Po kështu i janë dëmtuar edhe mushkëritë.
Pasi ka bërë ndërhyrjen e parë kirurgjikale, Maloka pritet të futet përsëri në sallë, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Nga ana tjetër, prokurori Arjan Ndoja, i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestra e atentatit, ku mbeti i plagosur së bashku me Andi Malokun dhe Aleksandër Lahon, i njohur dhe me emrat Pëllumb e Landi Muharremi.

Prokurori Arjan Ndoja, i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestra e atentatit, ku mbeti i plagosur së bashku me Andi Malokun dhe Aleksandër Lahon, i njohur dhe me emrat Pëllumb e Landi Muharremi. Top Channel