Ankaraja, thirrje vendeve evropiane të marrin luftëtarët e kapur të ISIS-it

Ministri i Brendshëm turk tha të shtunën se Ankaraja do të kthejë mbrapsht në vendet e tyre anëtarët e ndaluar të Shtetit Islamik, duke deklaruar, “Nuk do t’i mbajmë ata pafundësisht”.

Marketing

Ministri Suleyman Soylu tha se refuzimi i vendeve evropiane për të riatdhesuar qytetarët e tyre që luftuan për ISIS-in në Siri “nuk është i pranueshëm për ” dhe “është gjithashtu i papërgjegjshëm”.

Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Soylu përmendi Britaninë dhe Hollandën, por vuri në dukje se ato nuk ishin të vetmet vende evropiane që iu kanë mohuar shtetësinë luftëtarëve të ISIS-it që për të parandaluar që Turqia t’i kthejë ata në vendet e tyre.

Turqia kapi anëtarët e ISIS-it, të cilët më parë ishin nën kujdestarinë e forcave kurde gjatë një sulmi muajin e kaluar në Sirinë verilindore kundër një milicie kurde, Turqia i konsideron ata terroristë.

Komentet e ministrit Soylu ishin të fundit në një seri thirrjesh të Turqisë drejt vendeve evropiane për të riatdhesuar qytetarët e tyre që i përkisnin ISIS-t.

Megjithatë, shumë vende evropiane kanë zvarritur procesin nga shqetësimi për rezistencën e publikut dhe problemet e sigurisë.