I nderuar Kryetar i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, z. Kover,
I nderuar Kryeministër i Hungarisë, z. Orban,
Kolegë të nderuar,
Shkëlqesi,
Zonja dhe zotëri,
Më vjen mirë që mundem në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të drejtohem në këtë Konferencë para kolegëve të mi, kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore dhe Grupit të Vishegradit dhe të shpreh respekt të thellë për mbështetjen e juaj konstante dhe për miqësinë e sinqertë, për çka është konfirmim edhe prezenca e juaj këtu dhe Deklarata e përbashkët, produkt i këtij forumi. Jam i bindur se Deklarata do të përcillet dhe pranohet me qëllimin më të mirë, ashtu siç është paramenduar.
Të dashur miq,
Ngjarjet e fundit në raport me pritjet tona për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për fat të keq na dëshpëruan për arsye se nuk u realizua ajo që pritej edhe krahas 10 rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe konkludimeve optimiste të Këshillit të Evropës në vitin 2018 dhe 2019, për cilat arsye edhe pritnim mirënjohje për reformat e zbatuara dhe për vendimet serioze politike të vendit për përmbushjen e atyre parakushteve. Konsideronim se vendimi pozitiv për fillimin e negociatave do të thoshte edhe mbështetje dhe inkurajim i procesit të reformave të vendit tonë, mirëpo në të njëjtën kohë, do të dërgonte edhe mesazh të fuqishëm te të gjithë të tjerët në rajon se vendimet e vështira vlerësohen dhe se ato paraqesin investim në ardhmërinë më të mirë të gjeneratave aktuale dhe të ardhme. Gjatë Samitit të Bashkimit Evropian u konfirmua e njëjta nga vendet anëtare të BE-së se ne e përmbushëm në mënyrë të përpiktë detyrën tonë të shtëpisë mirëpo, më tutje nuk mundeshim të bëjmë asgjë në momentin e caktuar. E kemi të njohur parimin e marrjes së vendimeve në BE, respektivisht kjo doemos duhet të jetë me konsensus të gjitha vendeve anëtare dhe këtë e respektojmë edhe pse në rastin tonë kjo tani më paraqet gur pengimi. Gjegjësisht, nëse udhëhiqemi sipas fjalëve të fuqishme të mbështetjes nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, se na është bërë padrejtësi me mosndarjen e datës për fillimin e negociatave, atëherë nënkuptohet se përgjigja fshihet pas ndonjë motivi tjetër.
Kolegë të nderuar,
Nëse ato janë çështjet e brendshme të pazgjidhura të vetë Unionit dhe nevoja për rishqyrtimin e metodologjisë për negociatat aderuese, kuptojmë dhe inkurajojmë që të gjetet gjuhë e përbashkët sa më shpejtë që mundet ndërmjet liderëve të vendeve mirëpo, ndryshimi i rregullave ose po vendosja e kushteve të reja për lojtarët në një lojë ose aplikacion moti të filluar, pas tejkalimit të pengesave të paparashikueshme, pas marrjes së vendimeve shtetërore jashtëzakonisht të vështira të cilat bënë përçarje të thella në shoqërinë tonë, ne nuk mund të pajtohemi për këtë as që mund të kërkojmë pëlqim prej qytetarëve tanë. Për shkak se, të udhëhequr vetëm pre faktit se ne gjeografikisht mirëpo edhe në mënyrë civilizuese jemi pjesë e Evropës ndërsa dokumentet bazike të Bashkimit Evropian parashikojnë që secili shtet në kontinent mund të aplikojë dhe të bëhet anëtare e Unionit në rast se i përmbush kushtet, a këtë pa dyshim se e bëmë, qytetarët tanë ishin me ne dhe na mbështetnin në arritjen e qëllimeve tona strategjike të përcaktuara që nga pavarësimi i vendit dhe në asnjë moment, pa dallim në atë se nëpër çfarë telashe kalonim si shtet, entuziazmi për anëtarësimin në BE dhe NATO nuk u zvogëlua. Prandaj, për ne janë të papranueshme çfarëdo alternativa eventuale të procesit të aderimit për të cilat ekzistonin disa mendime në takimet në Bruksel dhe në Luksemburg, se mundet ne duhet të vihemi në ndonjë kategori fqinjësie të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, për fitimin e legjitimitetit plotësues në veprimin e mëtutjeshëm, liderët politikë vendosën ta kthejnë mandatin te qytetarët dhe ti ftojnë të prononcohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për rrugën e mëtejme të vendit, edhe pse mundem me përgjegjësi dhe me siguri t’ju them se – për ne nuk ekziston alternativë tjetër përpos asaj që është nënvizuar prej pavarësimit të vendit, gjegjësisht anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe NATO, vazhdim edhe më i përpiktë i reformave, për të mirën e qytetarëve tanë, për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë, për Evropën në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kolegë të dashur, ju faleminderit për mbështetjen dhe për vëmendjen!