Aki Aki është artisti serb që po bën namin me këngën e tij më të re të titulluar ‘Cani Sciolti’.
Ai shprehet me anë të vargjeve se shqiptarët dhe serbët janë bashkë me njëri-tjetrin.
Në klip ai shfaqet me flamurin tonë kombëtar dhe atë të Serbisë, ku teksa këndon përmend këto vargje: “Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë”.
Emri i vërtetë i këngëtarit është Aleksandar Milosavljeviç, i cili prej vitesh jeton në Itali.