Sot, në komunën e Jegunovcit kuvendarët e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, gjatë procesit të votimit zgjodhën që për katër vitet e ardhshme për kryetar Dege, ti përfaqësoj Eldin Ademi.
Ademi fillimisht falënderoj kuvendarët për mbështetjen dhe besimin për të udhëhequr me degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Jegunovcit, duke theksuar se është përgjegjësi dhe angazhim, por me ndihmën e Kryetarit Ahmeti dhe Kryesisë qendrore të partisë do të jemi me afër realizimit të projekteve dhe nevojave që kanë të bëjnë me komunën e Jegunovcit.
Në punimet e kuvendit ishte i pranishëm edhe lideri i partisë z. Ali Ahmeti.