Thënie të Donald Trump që janë çuditërisht brilante

Sigurisht, në këto momente të gjithë kritikat janë drejtuar kundër tij, për shkak të deklaratave politike që ka bërë. Por, Donaldi ka qenë gjithmonë një mjeshtër sa i përket marrëdhënieve publike, dhe përcjelljes nëpër media të ideve të tij. Ja disa prej gjërave më brilante që kanë dalë nga goja e miliarderit, i cili po shkakton kaq shumë polemika këto kohë.

Marketing

– “Pjesë e të qënurit një fitues, është të dish kur të thuash mjaft. Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga beteja dhe të largohesh, dhe të vazhdosh me diçka që është më produktive”.

– “Si sipërmarrës, unë i zgjidhja me shumë kujdes mësuesit e mi, me shumë, shumë kujdes. Jam tejet i matur kur zgjedh njerëzit me të cilët kaloj kohën, dhe njerëzit që dëgjoj”.

– “Eksperienca më ka mësuar disa gjëra. Njëra është të dëgjosh intuitën tënde, pavarësisht sa e mirë duket diçka në letër. E dyta është që, përgjithësisht je më mirë nëse kapesh pas diçkaje që e njeh. Dhe së treti, ndonjëherë, investimet më të mirë janë ata që nuk i bën fare”.

– “Më tregoni një person që ka ego, dhe unë do ju tregoj një humbës”

– “nëse jeni të interesuar për ekuilibrimin e punës me kënaqësinë, ndalni përpjekjet për t’i ekuilibruar. Në vend të kësaj, bëjeni punën tuaj më të kënaqshme.

– Unë i jam kujtdo. Kur më kërkojnë, u jap. Dhe a e dini çfarë? Kur më nevojitet diçka prej tyre dy vjet më vonë, tre vjet më vonë, unë u kërkoj, dhe ata janë aty për mua”.

– “Unë përpiqem të mësoj nga e kaluara, por unë planifikoj për të ardhmen, duke u fokusuar ekskluzivisht tek e tashmja. Këtu qëndron i gjithë dëfrimi”.

– Në shumë drejtime, është më e lehtë të bësh gjërat në një shkallë të madhe. Eshtë më e lehtë të ndërtosh një rrokaqiell në Manhatan, se sa të blesh një shtëpi njëkatëshe në Bronx. Së pari, duhet po aq kohë të përmbyllësh një ujdi të madhe, sa edhe një të vogël. Do të përjetosh po aq shumë stres dhe acarim; do të kesh të njëjtat dhimbje koke dhe probleme”.
– “Mos dil nga shinat. Kthehu në shina sapo të mundesh. Në fund, dalja nga shinat të vret”.

– “Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë, që pushimi i 67 personave nga puna në televizion kombëtar do të më bënte më popullor, sidomos mes brezit të ri”.

– “Ndonjëherë, duke humbur një betejë, gjen një mënyrë të re për të fituar luftën”.

– “Paraja nuk ka qenë asnjëherë një motivim i madh për mua, përveçse si mënyrë për të mbajtur shënim rezultatet. Eksitimi i vërtetë vjen nga të luajturit e lojës”.

– “Udhëheqësit, ata të vërtetët, marrin përgjegjësi për suksesin e ekipit dhe kuptojnë se duhet të marrin përgjegjësi edhe për dështimin”.

– “Nëse je pakëz ndryshe, apo nëse bën gjëra që janë të guximshme apo kontroverse, shtypi do të shkruajë menjëherë për ty”.

– “Vazhdo. Ec përpara. Syno sa më lart. Planifiko ngritjen. Mos rri ulur në pistë, duke shpresuar se do të vijë dikush e do ta ngrejë avionin. Nuk do të ndodhë. Ndryshoje sjelljen dhe fito lartësi. Më beso, këtu lart do të të pëlqejë shumë”.
– “Shiko, dëgjo dhe mëso. Nuk mund të dish gjithçka vetë. Kushdo që mendon se di gjithçka, është i destinuar të shkojë drejt mediokritetit”.

– “Eshtë më e lehtë të pranosh kritikat, kur kupton se të vetmit që nuk kritikohen, janë ata që nuk ndërmarrin risqe”.
– “Kur njerëzit janë në një gjendje përqëndirmi, fjalët ’s’mundem’, ‘do përpiqem’, ‘do ta bëj nesër’ dhe ‘ndoshta’ dalin prej fjalorit të tyre”.

– “Mos u përpiq të shpenzosh shumë kohë, duke planifikuar apo përpjekur për të parashikuar problemet, pa ndodhur. Ky është thjeshtë një tjetër justifikim për zvarritjen. Deri kur të fillosh, ti nuk do e dish se kur do ndodhin problemet. Nuk do të kesh përvojën për t’i zgjidhur. Futu në veprim, dhe zgjidhi problemet kur të shfaqen”.