Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mori pjesë në shënimin e ditës së sigurimeve dhe dhjetëvjetorin nga formimi i Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve.
“Sektori i sigurimeve është një ndër segmentet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm i sektorit financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilën tani më është vendosur kornizë solide ligjore dhe institucionale dhe në mënyrë përkatëse e transponuar me të drejtën relevante të Bashkimit Evropian e cila vazhdimit po përmirësohet”- theksoi Osmani para të pranishëmve ku potencoi se dëshmia për progres të vazhdueshëm në harmonizimin e tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me standardet evropiane janë raportet e Komisionit Evropian në të cilat qartë dallohen aktivitetet e reformave të zbatuara.
“Progresi në këtë fushë, si dhe harmonizimi i deritanishëm, nuk është rast i izoluar, sepse praktikisht në të gjitha fushat Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë të vazhdueshme po harmonizohet me BE-në, dhe institucionalisht lidhet me vendet – anëtare, kështu që nga këtu ne më jemi pjesë e brendshme e Unionit, dhe jo e jashtme, çështja e metodologjisë, mënyra, koha e qasjes nuk mund ta ndryshojë faktin se ne pa mëdyshje ecim drejt anëtarësimit të plotë në BE” – theksoi Osmani në shënimin e Ditës së sigurimit dhe dhjetëvjetorit jubilar nga formimi i Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve.