Ja kush rrëmbeu çmimet kryesore në MTV EMA 2019

Të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve, MTV European Music Awards.

Marketing

MTV Europe Music Award (zakonisht e shkurtuar si MTV EMA) është një ceremoni çmimesh e paraqitur nga Viacom International Media Networks për të nderuar artistët europian por edhe ata botëror.
Ndër ata që rrëmbyen çmimet kryesore ishin edhe këngëtaret shqiptare duke na bërë kështu edhe një herë tjetër krenarë.Dua Lipa ishte e pranishme në cilësinë e performueses pasi ajo këndoi hitin e saj më të ri “Don’t Stop Now”, Loredana fitoi çmimin e “Best Swiss Act” ndërsa Ava Max (Amanda Ava Koci) rrëmbeu çmimin “Push Artist” .Bebe Rexha ishte poashtu e nominuar por ajo nuk arriti të merrte çmimin për kategorinë e saj.
Më poshtë ju sjellim listën me fituesit kryesorë të edicionit të sivjetmë të ‘MTV EMA’:

Klipi më i mirë – Taylor Swift
Artisti më i mirë – Shawn Mendes
Kënga më e mirë – Billie Eilish
Bashkëpunimi më i mirë – Rosalia featuring J Balvin
Artisti i ri më i mirë – Billie Eilish
Vepra më e mirë pop – Halsey
Performanca më e mirë e drejtpërdrejtë – BTS
Vepra më e mirë rok – Green Day
Artistja e re hip-hop – Nicki Minaj
Vepra më e mirë alternative – FKA Twigs
Vepra më e mirë elektronike – Martin Garrix
Depërtimi më i mirë – Ava Max
Skena më e mirë botërore – Muse
Dukja më e mirë – Halsey
Tifozët më të mirë – BTS
Performusja më e mirë amerikane – Taylor Swift
Performuesit më të mirë britanikë – Little Mix
Performuesja më e mirë zvicerane – Loredana Zefi.