Ndërron jetë 24 vjeçari nga Haraçina në vendin e punës

Një i ri nga Haraçina me incialet B.A (24) ka ndërruar jetë në vendin e punës. Ai ishte njëri nga 10 punëtorët e lënduar që po kryenin aktivitete ndërtimore në lagjen Goce Dellçev.

Marketing

Rasti tragjik dhe fatkeqësia kanë ndodhur kur rrjeti prej metali sipër së cilës po ndërtoheshin themelet e pallatit ra mbi punëtorët që po kryenin punimet e rregullta. Agjencia e lajmeve INA i shpreh ngushëllime familjes.