Shkup,digjen tetë kontejnerë për mbeturina,Higjiena Komunale bën thirrje të ndalohet vandalizmi

Dy kontejnerë të sapo vendosur me nxënie prej 3,2 m³, janë djegur gjatë natës së kaluar në rrugën kryesore në vendbanimin Gjorçe Patrov.

Marketing

Në të njëjtën periudhë janë djegur edhe gjashtë kontejnerë plastik prej 1,1 m³ në vendbanimin Novo Lisiçe. Edhe gjatë fundjavës që kaloi NP Higjiena Komunale – Shkup u përball me incident të tillë në vendbanimin Radishan, ku u dogjën tre kontejnerë prej 1,1 m³ dhe një kontejner i posaçëm-zile i përcaktuar për përzgjedhje të qelqit.

,,Enët e djegura janë tërësisht të shkatërruara dhe të papërdorshme. Tashmë patëm rast të djegies së një kontejneri të ri në rrugën Ruzveltova, ndërsa gjatë natës së kaluar u dogjën edhe dy kontejnerë të rinj dhe gjashtë nga enët e vjetra për hedhjen e mbetjes. Krahas dëmit të konsiderueshëm financiar që i është shkaktuar NP Higjiena Komunale – Shkup, këto incidente paraqesin problem të madh gjatë hedhjes, mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale. Bëjmë thirrje të ndalohet vandalizmi dhe shkatërrimi i kontejnerëve, që ekipet e Ndërmarrjes në kohë të mund t’i kryejnë detyrat e tyre të punës në terren” – tha drejtori i Ndërmarrjes, Abdusamed Shabani.

Të gjitha rastet e djegies së enëve për hedhjen e mbetjes janë paraqitur deri te organet kompetente dhe do të ndërmerren masa përkatëse për gjetjen dhe sanksionimin e kundërvajtësve.