Debat publik për Propozim-ndryshim Ligjin për vendosjen e prindërve të përbashkët pas divorcit

Komisioni për punë dhe politikë sociale i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, sot do ta zhvillojë debatin publik me temë “Propozim – ndryshim Ligji për vendosjen e prindërve të përbashkët pas divorcit”.

Marketing

Krahas anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit, në këtë debat publik janë ftuar deputetët e Parlamentit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, Avokati i Popullit, përfaqësues të Entit për shëndet mendor, nga Instituti Alternativa, nga Këshilli nacional për barazi gjinore, shoqata e avokatëve, nga gjykatat (sektorët familjare), por edhe nga Këshilli i Evropës, respektivisht Qendrat për punë sociale, Enti për veprime sociale, si dhe të gjitha institucionet që janë të prekur nga kjo sferë.