Spasovski, Zgjedhjet nuk do ta prolongojnë vetingun në MPB

Procesi i vetingut në polici rrjedh. Është zgjedhur modeli, është formuar grup i punës i cili do të punojë në atë nëse të shkohet në ligj të ri ose ndryshim të vendimeve ligjore. Ajo duhet të përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe prej atëherë të fillojë kontrolli.

Marketing

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Vallandovë, duke vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do ta prolongojnë atë proces.

“Vetingu nuik është vetëm paralajmërim. Procesi i vetingut filloi në MPB. Procesi i vetingut nuk nënkupton vetëm fillim kur të fillojnë kontrollet e të punësuarve. Procesi i vetingut nënkupton të zgjidhet modeli. Atë e përfunduam, përkatësisht të bëhet së pari plan se si do të bëhet ai veting, të zgjidhet modeli, të përshtatet rregullorja ligjore. Tani kemi formuar grup të punës i cili do të punojë pikërisht në atë pjesë – a do të shkojmë në ligj të ri, ndryshim të vendimeve të përhershme ligjore, akte nënligjore. Në bazë të asaj se kur do të formohet ajo korrnizë juridike, ndërsa ajo ka afate në të cilat duhet të definohet, diku në fillim të vitit të ardhshëm dhe prej atëherë veçmë do të fillojnë kontrollet”, deklaroi Spasovski.

Sipas tij, kjo do të ishte mesi i rrugës së kontrolleve në MPB. Ai proces është i pashmangshëm dhe atë proces duhet ta çojmë deri në fund me qëllim që institucionet thjeshtë të lirohen nga njerëzit të cilët nuk janë të denjë të jenë pjesë e institucioneve, megjithatë edhe t’i mbrojmë të gjitha kuadrot përgjegjëse dhe profesionale në policinë e Maqedonisë së Veriut të cilët me të vërtetë japin gjihçka që të ruhet siguria, t’i përforcojë integritetin dhe besimin e qytetarëve në polici.

Për atë nëse zgjedhjet e parakohshme do ta prolongojnë procesin ministri thotë se ai proces do të rrjedh. Zgjedhjet parlamentare me siguri do të përfundojnë dhe vazhdojmë më tutje, potencoi ministri i Punëve të Brendshme. .