Në kundërshtim me ligjin, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari harxhoi 30,000 euro për të shpërblyer secilin punonjës me 10,000 denarë, thanë nga Zyra e Revizionit Shtetëror në raportin e saj për vitin 2018 mbi punën e Pushtetit Lokal të Gostivarit informon Tetovasot.
Revizorët përmendin një seri parregullësish në funksionimin e Komunës – prokurime publike të paligjshme, punësim të paligjshëm, shpenzime jo transparente dhe madje edhe lëshimin në përdorim të një ure potencialisht të rrezikshme të Vardarit pa miratimin teknik.
Revizioni ka shprehur mendimin se raportet financiare të Gostivarit nuk ishin në përputhje me ligjet.
Shpërblim për çdo punonjës
Ne raport thuhet se “gjatë vitit 2018 janë paguar shpërblimet e punonjësve në shumën totale prej 1.8 milion denarë, nga të cilat 346 mijë denarë (5.600 euro) janë paguar nga llogaria e rezervave rrjedhëse, bazuar në dy vendime të kryetarit, për punë të suksesshme të punonjësve në semestrin e parë dhe të dytë, dhe vlen për të gjithë punonjësit në administratë, të punësuar përmes agjencive të punësimit dhe nën kontratën e veprës. Shpërblimi është 10,000 denarë secili ”, thuhet në raport, duke shtuar se ka qenë shpenzim i paqëllimtë dhe jo transparent sepse pagesa e shpërblimeve nuk parashikohet në Ligjin për Zyrtarët Administrativë ose në ndonjë akt tjetër juridik. Paratë e rezervës disbursohen pa ndonjë vendim paraprak të Këshillit Bashkiak, dhe këto para mund të përdoren vetëm për raste të paparashikuara.
Lëshohet një urë në Vardar pa miratim teknik!
Në vitin 2015, komuna mori një kredi prej 380 mijë eurosh për të ndërtuar një urë në Vardar, dhe ndërtimet filluan në vitin 2016.
“Në Prill 2017 ura u vu në përdorim pa asnjë shqyrtim teknik. Ekziston një proces gjyqësor në të cilin bashkia është paditur nga kontraktori. Përdorimi i objektit për të cilin nuk është kryer ndonjë dorëzim, nuk është kryer asnjë kontroll teknik për të konfirmuar që objekti është ndërtuar sipas modelit origjinal dhe për të cilin nuk është dhënë asnjë autorizim, mund të çojë në rreziqe të paparashikuara për ndërtesën dhe personat që e shfrytëyojne atë ” paralajmërojnë revizorët.
Revizioni poashtu ka paraqitur edhe cështje tjera përfshirë këtu edhe sportin ,kulturën etj