Kostadinov: VMRO-DPMNE dhe Mickoski treguan se janë kundër pagës më të lartë minimale (video)

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë votuar për Ligjin e rritjes së pagës minimale.

Marketing

U tregua edhe një herë fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së dhe Hrsitian Mickoskit, ata janë kundër pagës më të lartë minimale.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së erdhën në Kuvend, u paraqitën si të pranishëm, ndërsa pastaj e lëshuan seancën plenare ku në rend dite kanë qenë Ligji për pagën minimale dhe Ligji për subvencionimin e kontributeve.

Ky është rindërtimi i regjimit të cilën e ofron opozita. Ata janë kundër pagës minimale, VMRO-DPMNE është kundër asaj që paratë të përfundojnë prapa te qytetarët, VMRO-DPMNE është kundër çdo mase që është në interes të qytetarëve.

Se VMRO-DPMNE është peng i gruevizmit dhe simbol i krimit dhe shkatërrimit, LSDM çdo ditë sjell masa konkrete që më shumë para të kthehen në buxhetet familjare të qytetarëve.

Me ndryshimet e ligjit për pagën minimale, pagën minimale përsëri e kemi rritur, këtë herë me rritje historike më të lartë prej 14.500 denarë.

Kjo do të thotë se mbi 60.000 denarë do të përfundojnë tek rreth 90.000 punonjës të cilët marrin pagë minimale.

Me Ligjin për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi social i detyrueshëm do të subvencionohen kontributet për ato kompani që do të rrisin pagat e të punësuarve të tyre deri në 6.000 denarë.

I qartë është dallimi, VMRO-DPMNE punon kundër qytetarëve, ofron rindërtim të regjimit dhe varfërimin e qytetarëve, ne sigurojmë rritje të pagave dhe punojmë në interes të qytetarëve.