Seanca e 163 e qeverisë, ja vendimet që u morrën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 163 –të hapi debatin rreth propozim-buxhetin për vitin 2020. Ministrat I prezantuan programet që duhet të financohen nga Buxheti për vitin e ardhshëm dhe morën vendim që propozimbuxheti për vitin 2020 si dhe propozimligji për realizimin e buxhetit të përcatkohen në mbledhjen e ardhshme të qeverisë e cila duhet të mbahet javën e ardhshme.
Qeveria shqyrtoi dhe mirtoi informtën për blerjen dhe adaptimin të një hapsire afariste në Selinë e NATO-s në Bruksel për nevojat e misionit të Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s me propozimvendim për blerjen me kontratë të drejtpërdrejtë të sendeve të paluajtshme për një shumë prej rreth dy million e 880 mijë euro.
Qeveria miratoi informatën me plan aksional të projektit për ndërtimin e një objekti të ri të poliklinikës në Saraj.

Marketing