Memeti: Pas mbarimit të rrugës industriale, hapim rrugën deri te Kazerma në Tetovë (video)

Drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti sot ka inspektuar fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës industriale në Tetovë.

Marketing

Kjo rrugë është mundësuar falë një bashkëpunimi mes NP “Rrugët e Maqedonisë” me drejtorin Bekim Memeti dhe komunës së Tetovës me Teuta Arifin, njofton TS.

SIpas drejtorit të NP” Rrugët e Maqedonisë”, pas përfundimit të kësaj rruge të rëndësishme, do të fillojmë edhe me hapjen e rrugës deri tek Kazerma e Tetovës që do të lirohet një arerie e mirë e Tetovës.

“Sot jemi këtu për të parë fillimin e punimeve të rrugës industriale, një rrugë afërisht 3 km me gjerësi 14 metra, rrugë e cila do të lidh një pjesë me Shkupin dhe Gostivarin. Kjo rrugë jo që do të ndryshojë pamjen Tetovës, por do të jetë edhe rruga lidhëse e dy qyteteve të rëndësishme. ku do të lehëtësojë komunikacionin. Pas përfundimit të kësaj rruge ne shpresojmë në një afat të shkurtër që të nisim edhe çeljen e rrugës deri tek Kazerma, ku do të hapet një arterie e mirë e Tetovës” u shpreh Memeti për TetovaSot.

Ndryshe, drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti që nga marrja e dytërs ka shtruar qindra kilemtora rrugë në viset shqiptare që vlen të theksohet edhe çarja e malit në komunën e Dollnenit.

Memeti deri tani nuk ka lënë komune shqiptare pa asflatuar, duke filluar nga Tetova, Gostivari, Bigovina, Zhelina, Struga, Kërçova, Saraj, Likova, Tearca dhe shumë rrugë tjera që janë në kopetencë të kësaj ndërmarrje.

Drejtori i NP " Rrugë e Maqedonisë" Bekim Memeti inspekton punimet në rrugën industriale në Tetovë

Publiée par TetovaSot sur Mercredi 6 novembre 2019