Përderisa çështja e modelit zgjedhor është në nivel të debatit publik, grupet punuese për ndryshimin e Kodit, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, kërkojnë zgjidhjet konsensuale për inkorporimin e rekomandimeve të OSBE – ODIHR-it në dy proceset e fundit zgjedhore. BDI nuk është e interesuar për ndryshimin e modelit në vit zgjedhor.
“Propozim ndryshimi i Kodit Zgjedhor nuk përmban asnjë ndryshim të modelit zgjedhor, por vetëm inkorporon rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së nga dy palë zgjedhjet e fundit, presidenciale dhe lokale”,- tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.