Reis Sulejman Rexhepi: Hair bëfsh, Strimnicë!

“Sonte, më është bërë një befasi e këndshme, nga një koleg dhe mik i vjetër: kam marrë një dhuratë modeste, por të mrekullueshme, nga imami i fshatit Strimnicë, rrethina e Tetovës, hfz. Imer ef. Kamberi”, shkruan Reisi i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Marketing

“Hafëz Imeri është nga imamët më të vyer të komunës së Zhelinës, po dhe të Tetovës në përgjithësi. Puna e tij me xhemat, mësimi i nxënësve (talebeve) në mejtep dhe si profesor në Medresen Isa Beu gjithnjë ka rezultuar me sukses. Është nijeti i mirë i këtij dijetari islam, përgatitja me themel, aftësia për të komunikuar me sabër dhe me kulturë me çdo besimtar, ajo që e dallon këtë imam, prej të cilit shumëkush ka parë hair.

E falënderoj nga zemra Imamin e Strimnicës për dhuratën që i jep Institucionit të Bashkësisë Fetare Islame dhe mua personalisht, si një nga dijetarët e ulemasë sonë, të ummetit islam. Allahu (xh. sh.) qoftë i kënaqur prej gjithë kësaj!”, shkruan më tej në rrjetin facebook, Sulejman Rexhepi.