Osmani: Maqedonia e Veriut vazhdon me reformat për integrimin evropian

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak

Marketing

Tema kryesore e takimit ishte përgatitja e Kornizës së re për mbështetjen e zhvillimit të vendit, qëllimi i të cilit është që të sigurojë evidencë për progresin e zbatimit të reformave të cilat janë paraparë në programin e Qeverisë, si dhe të sigurojë tregues të matshëm për atë se çka është arritur dhe çka duhet bërë si hapa të ardhshëm.

“Sekretariati për Çështje Evropiane udhëheq Kornizën e vlerësimit të progresit (PAF) dhe deri më tani shënuam progres të madh pasi që sërish e vendosëm në grupet Sektoriale të punës në vitin 2017, dhe në këtë drejtim dialogun sektorial për politika në kuadër të PAF-it mund ta llogaritim si një tregim të suksesshëm të vitit 2019” theksoi Osmani, duke shtuar se vendi vazhdon të zbatoj reformat për integrimin evropian, me harmonizim dhe pajtueshmëri të plotë me rregullat dhe standardet evropiane.

Në vazhdim të mbledhjes u hapën temat lidhur me arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, mbështetja e KB-së për procesin e demokratizimit të shtetit, si dhe mbështetja në fushat më të rëndësishme për qytetarët, në veçanti në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të partneritetit strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara.