Me sipërmarrësit e komunës së Bogovinës dhe Vrapçishtit përfitues të ndihmës shtetërore!
▶️Komunikimi i drejtëpërdrejt me sipërmarrësit, duke biseduar ballë për ballë dhe vizitat në biznese janë mënyrat e duhura për të kuptuar më mirë problematikat dhe ecurinë konkrete të biznesit.
▶️Kësaj radhe në zonën industriale në komunën e Bogovinës dhe asaj të Vrapçishtit bashkëbiseduam me udhëheqësit e kompanive Granit Ing – Bogovinë, M-E Sistems – Gradec, Rio Kompani – Gradec, kompani përfituese të ndihmës shtetërore.
▶️ Vizitë realizuam edhe tek ndërmarrja Liberta në Tetovë, kompani me potencial për të aplikuar për ndihmën shtetërore.
▶️Biseduam mbi problemet kryesore që i shqetësojnë dhe natyrisht edhe për problematikat që duhet të adresohen.
▶️Njoftuam pronarët për masat stimuluese që ofron shteti, kompanitë që kanë të drejtën e konkurimit, dhe procedurat që duhet të ndiqen për të qenë përfitues i ndihmës shetërore!