Nuse përrallash, martohet ‘Xhbanja’!

Aktorja Arjola Demiri u bë e famshme me rolin e saj si ‘Xhbanja’ në serialin vendor “O sa mirë”.

Marketing

Aty aktorja përfaqësonte një vajzë burrërore tropojane e cila realisht është një femër mjaft atraktive dhe me plot stil, shkruan “Kosovarja”.
Arjola kohëve të fundit është tejet e përfolur për fotot joshëse në rrjetet sociale ku shfaqet për publikun dhe fansat e shumtë që e ndjekin atë.

E së fundi ajo është shfaqur vërtetë përrallore në fustan nusërie. Sigurisht që jo në jetën reale, por si duket ajo u martua për ndonjë projekt të saj.
Megjithatë si dihet në të ardhmen, mbase do e shohim sërish të tillë.

Kujtojmë se ajo është tanimë një nënë ‘single’ pasi u nda nga burri, për çka ka qenë vazhdimisht në fokus të mediave rozë.