Bejta: Shqiptarëve u duhen dy blloqe politike që të fitojnë më shumë deputetë

BDI e ka luajtur rolin e vet që të ftojë qytetarët shqiptar të dalin e të votojnë. Kështu tha nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në “Rruga drejtë” në Alsat. Sipas tij, shqiptarëve u duhen dy blloqe politike që shqiptarët të fitojnë më shumë deputetë.

Marketing

“Në zgjedhjet e fundit 2016, BDI i fitoi zgjedhjet, kishim 10 deputetë, ndërsa partitë e tjera të ndara nuk arritën të nxjerrin shumë deputetë. ASH kishte dy, RDK një, BESA pati pesë, tani të ndarë me Alternativën janë dy me tre. Kjo i dëmton shqiptarët. Bashkohuni që mos digjen mandatet shqiptare”, u tha Bejta Memedit të ASH-së dhe Zajdit të Alternativës me të cilët janë bashkë në debatin e sontëm.
Dy debatuesit tjerë, e akuzuan Bejtën se afro dy dekada BDI është në pushtet dhe nuk motivon shqiptarët të dalin të votojnë dhe shqiptarët pastaj votat ua japin maqedonasve, së fundmi Zaevit.

“Sa kemi punuar ne për këta 18 vite për shqiptarët, atë e din mirë qytetarët. Ka plot projekte të dobishme që ata sot i gëzojnë”, u përgjigj Bejta.
Më tej, Bejta tha se me gjuhën e gjënjeshtrave nuk vihet në pushtet, duke u propozuar Memdit dhe Zjedit të tregojnë para shqiptarëve se cila është platformave e partive të tyre, e jo të merren me BDI-në.